Tirana ka nisur stërvitjen prej javësh tashmë për t’u përgatitur për sezonin e ri. Bardheblutë kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore, por në asnjërën prej tyre Filip Najdovski nuk ishte i pranishëm.
Dyshimet ishin të shumta për largimin e tij, pavarësisht se ishte raportuar për probleme fizike të mbrojtësit. Sportmedia.mk në Maqedoni sot lajmëroi largimin e tij nga Tirana, por ky lajm ka rezultuar të mos jetë i vërtetë.
Erion Hoxhallari ka zgjedhur t’i japë fund zërave përmes një fotoje dhe disa fjalëve që konfirmojnë plotësisht qëndrimin e Najdovskit. Partneri i Najdovskit në mbrojtje ka postuar një foto të të dyve dhe shkruan: “Gati për stërvitje”. /abcnews.al