Lajmi bombë nga Spanja për largimin e Messit nga Barcelona, i ka befasuar të gjithë, madje dhe njerëzit pranë yllit argjentinas. Ishte legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, që reagoi i pari.
“Respekt dhe admirim për ty Lionel Messi. Ke gjithë mbështetjen time, miku im”, shkroi Puyol, ndërsa sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, u përgjigj me dy “emoji” duartrokitje.
Largimi i “pleshtit” duket më real se kurrë dhe të gjitha mediat europiane po shkruajnë për këtë gjë. Padiskutim do të ishte largimi më i bujshëm në historinë e futbollit./abcnews.al