Largimi i DeSantis nga gara për nominimin republikan, reagon Trump dhe Haily

schedule10:03 - 22 Janar, 2024

schedule 10:03 - 22 Janar, 2024

Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe ish ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley do të përballen kokë më kokë në zgjedhjet republikane për garën presidenciale në Neë Hampshire.

Ndërprerja e fushatës nga kandidati republikan për president Ron DeSantis, do të thotë që Haley, është republikania e fundit në garë që ka një shans, megjithëse jo shumë realist, për t’i ndaluar ish-presidentit Trump emërimin republikan.

DeSantis në videon ku njoftoi largimin e tij, shprehu edhe mbështetjen e tij për Trump. DeSantis tha se ishte bërë e qartë se shumica e votuesve republikanë “duan t’i japin ish presidentit një tjetër shans”.

Ai pranoi “mosmarrëveshjet” me ish-presidentin, por tha se Trump ishte “superior” ndaj Biden, i cili është pothuajse i sigurt se do të jetë kandidati demokrat në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Trump u shpreh i kënaqur që kishte mbështetjen e guvernatorit të Floridës. “Shumë i nderuar që kam miratimin e tij. Mezi pres të punoj së bashku me të për të mposhtur Joe Biden” tha Trump për Fox News Digital.

Ndërsa sipas Haley, zgjedhja e kandidatit republikan mbetet një garë midis një “djaloshi” dhe një zonjë.

“Unë dua t’i them Ronit, ai bëri një garë të shkëlqyer, ai ka qenë një guvernator i mirë dhe ne i urojmë më të mirën. Tani në garë ka mbetur një djalë dhe një zonjë. Për momentin, unë do e mbyll me këtë: Le të fitojë gruaja më e mire”, tha Halley.

Haley ka kërkuar prej kohësh ta përcaktojnë garën republikane  presidenciale si mes saj dhe ish-presidentit Trump, edhe pse ajo përfundoi e treta në zgjedhjet e Ajovas.

Trump, sipas sondazheve, do të ketë epërsi në primaret e kampit republikan që do të zhvillohen të martën në New Hampshire./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!