Rustem Hoxha dhe Sherif Kallaku nuk kanë harruar të falënderojnë ish-trajnerin e tyre, Bledi Shkëmbi. Në rrjetet e tyre sociale, dy futbollistët e Teutës kishin nga një mesazh për teknikun Shkëmbi.
Fillimisht, ishte Hoxha ai që shprehu falënderimet e tij kundrejt ish-trajnerit, duke shkruar: ” E ndjej veten me fat qe punova me një trajner dhe person si ti, më mësove shumë gjëra, të uroj Suksese kudo. FALEMINDERIT!”
Ndërsa mesfushori Sherif Kallaku, shkroi: ” Ishte një nder dhe kënaqësi që pata fatin të punoja me një trajner si ty! Të uroj suksese në karrierë, mister!” Kallakut i është përgjigjur dhe vetë Bledi Shkëmbi, i cili komentoi: ” Edhe për mua ishte kënaqësi Kallaku. Të uroj shumë suksese”./abcnews.al