Largimi i Berishës nga Basha, si u përgjigjën qytetarët në sondazhin e Abcnews.al?

schedule21:33 - 13 Shtator, 2021

schedule 21:33 - 13 Shtator, 2021

Në emisionin “Log.” mbrëmjen e sotme është diskutuar rreth sondazhit të publikuar në Abcneës.al, ku pati një bum klikimesh. Stafi i Abcnews.al, publikoi në rrjet sondazhin me pyetjen “Si e vlerësoni vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD?”

Këtij sondazhi deri në minutat e fundit iu përgjigjën 8 286 qytetarë.  61% të tyre mendonin se Basha ka marrë vendimin e duhur për Berishën, ndërsa 38% të tjerë mendonin se ka marrë një vendim të gabuar. Ndërkohë 1% është përgjigjur “nuk e di”.

Lidhur me këtë sondazh, Ish-kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi, është shprehur se përgjigjet për këtë sondazh janë të pritshme pasi sondazhi ka qenë i hapur për të gjithë dhe jo vetëm për demokratët që janë drejtpërdrejtë të prekur.

Edit Harxhi: Është një sondazh i hapur për të gjitha palët dhe ka pasur edhe barometra të tjerë dhe është i pritshëm dhe kampioni është ende i vogël. Për 4 ditë dhe mendoj që është ende herët. Por është e pritshme për sa kohë është i hapur për të gjithë. Pyetja mendoj se është tendencioze është i duhuri apo jo.

Ndërkohë për ish-deputetin Myslim Murri beteja është brenda PD dhe përgjigjet në sondazh që i kanë dhënë të drejtë Bashës sipas tij nuk janë të gjithë të PD-së.

Myslim Murrizi: Beteja është brenda PD dhe sondazhi është brenda njerëzve dhe 60% nuk është brenda PD.

Keltis Kruja: Sondazhin jam i prirur  ta besoj.

Agim Baci: Ka disa sondazhe se po të ishim drejtuar vetëm tek PD do ishte ndryshe. Por sondazhi këtu u drejtohet atyre që lexojnë këtë faqe se kur e hedh në terren tjetër përtej PD ka tjetër kuptim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!