Amin-ul-Haq, një udhëheqës i lartë i al-Kaedës në Afganistan, është kthyer në vendin ku ka lindur, provincën Nangarhar pasi kjo e fundit ra në duart e talebanëve. Amin-ul-Haq ishte një ndihmës i ngushtë i ish-kreut të al-Kaedës, Osama bin Laden, i cili u vra nga forcat amerikane në Abbottabad të Pakistanit në 2011.
Ai ishte personi përgjegjës për sigurinë e Osama bin Laden në Tora Bora dhe u bë i afërt me të në vitet ‘80 kur ai punoi me Abdullah Azzam në Maktaba Akhidmat.
Departamenti i Thesarit i SHBA në 2001 e përfshiu në listën e terroristëve globalë. Në të njëjtën kohë, sanksione ndaj tij janë vendosur nga Kombet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Ka gjithashtu raporte se Al Kaeda mund të riaktivizohet brenda 18 deri në 24 muaj pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani. /abcnews.al/