Largimi i Rangnick, shpërthen ish-presidenti i klubit rus: Nuk i intereson futbolli, thjesht bën biznes

schedule14:20 - 26 Nëntor, 2021

schedule 14:20 - 26 Nëntor, 2021

Ish-presidenti i Lokomotiv Moskës, Nikolai Naumov, ka dhënë një intervistë në Rusi në të cilën ka kritikuar punën e kryer nga Ralf Rangnick në Lokomotiv Moskë.

Nuk ka rëndësi nëse është Manchester. Kjo nuk është një arratisje, një tradhti apo një turp. Rangnick është një tregtar. Atij nuk i intereson futbolli, ai thjesht bën biznes rreth tij. Tani, sa më shumë vende, liga futbolli dhe klubet që mbulon. Sa më shumë do të fitojë. Ai nuk erdhi në Lokomotiv për të përmirësuar futbollin, ishte për të fituar para. Tani i ofruan para diku tjetër dhe ai do të shkojë në United. Nëse i ofrojnë të punojë në Afrikë, ai do të shkojë të fitojë para atje duke lënë pas United”, tha ai.

Ai shtoi se roli i tij nuk i solli asgjë të mirë Lokomotiv-it duke pasur parasysh se ngadalësoi përparimin e lojtarëve të tij të rinj. “Në ekipin tonë ardhja e tyre nuk luajti një rol pozitiv. “Rangnicks” vijnë me qëllim që të fitojnë para në tregun tonë. Ata vijnë, blejnë futbollistë të rinj nga Evropa, i vendosin në vend të lojtarëve tanë të rinj dhe më pas i shesin. Kështu, rusët vëzhgojnë nga stoli se si përmirësohen të rinjtë e talentuar nga jashtë”, shpjegoi ai.

Nw fund ai thotw gjithashtu se veprimet qw ai ka qenw i lirw ti bwjw nw Rusi nuk do tw ketw mundwsi t’i aplikojw te United: “Unë nuk mendoj se United do e lejoi atë në klub si një agjenci e plotë. Dyshoj se edhe si konsulent ai do të ketë mundësinë të bëjë blerjen dhe shitjen e tij. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Rangnick pas gjashtë muajsh .” r.t/abcnews.al