“Nuk ka negociata për një rinovim me Juventus”. Nëna e Adrien Rabiot, Veronique, flet hapur dhe përgënjeshtron lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit për vazhdimin e kontratës së djalit të tij dhe klientit në të njëjtën kohë me bardhezinjtë.
Ish-lojtari i PSG-së dëshiron të marrë kohën e tij për të zgjedhur se çfrarë do të bëjë me të ardhmen. Kontrata e tij aktuale me Juventus skadon në qershor dhe këtë gjë e sheh si mundësi për një kontrtatë të re në ndonjë klub të madh europian.
“Unë mohoj lajmet në lidhje me rinovimin e kontratës së Adrien me Juventus. Ai nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij dhe është i fokusuar vetëm në fushë dhe në këtë sezon”, u shpreh ajo./h.ll/abcnews.al