Laporta “përplaset” sërish te veteranët, ja çfarë kërkon nga Busquets dhe Pique

schedule17:53 - 4 Gusht, 2022

schedule 17:53 - 4 Gusht, 2022

 Barcelona kërkon edhe një herë ndihmën e veteranëve dhe emblemave të klubit, Gerard Pique dhe Sergio Busquets, që të pranojnë edhe një herë ulje të pagave.

Dy futbollistët janë ende dy nga lojtarët më të paguar në skuadër dhe duke ditur se ata janë në vitin e fundit të kontratës, atyre u është kërkuar nga bordi i Laportës një “favor” për uje të pagës.

Çështja te Barcelona është më serioze nga sa duket pasi për të regjistruar blerjet e reja disa nga futbollistët do duhet të ulin rrogat, veçanërisht Busquets dhe Pique.

Nëse nuk ka marrëveshje, situata mund të jetë dramatike dhe të mos harrojmë që as De Jong nuk pranon të largohet edhe pse ka pranuar një ulje të ndjeshme të pagës.

Tekniku Xavi Hernandez është i shqetësuar nga këto rrethana që mund të shkaktojnë probleme në dhomat e zhveshjes, të cilat më pas ndikojnë në ecurinë e skuadrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!