Laporta për rastin Negreira: Tashmë është e qartë se Barça nuk ka ndikuar te arbitrat, e lëre më t’i blejë ata

schedule14:58 - 15 Maj, 2023

schedule 14:58 - 15 Maj, 2023

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për rastin Negreira.

“Tashmë është bërë e qartë se ne nuk kemi ndikuar asnjëherë te gjyqtarët, e aq më pak t’i kemi blerë ata. Kjo do të shihet në gjyq. Ishte një fushatë për të diskredituar klubin, e cila sërish dështoi.

Unë jam thirrur në gjykatë si dëshmitar, të tjerët si të pandehur. U takova me Çeferin sepse doja që ai të mësonte gjithçka nga unë, që gjithçka t’i bëhej shumë e qartë.

Jam i bindur se nuk është rastësi që e gjithë kjo ka dalë tani. Kishte një sërë palësh të interesuara”, tha presidenti i Barcelonës për TV3. /G.D abcnews.al/

Burimi AS