Ku ka kaluar vetëm një ditë nga shkarkimi i trajnerit Ronald Koeman, presidenti i Barcelonës Joan Laporta, në një konferencë për shtyp.
Gjatë ditës së sotme para mediave laporta ka folur për shkarkimin e ish-teknikut holandez si dhe zërat e mundshëm që priten të drejtojnë katalanasit.
Numri 1 i klubit shpreh falënderimet për Koeman edhe pse thekson se duhej të largohej më shpejt, për shkak të rezultateve jo të mira. Gjithashtu presidenti i blaugranave tregoi se me Xavi Hernandez ka kontakte të vazhdueshme me të dhe se ish-mesfushori e njeh mirë organikën e Barçës.
“Sigurisht marrëdhënia me Koeman mund të shkëputej më shpejt, pasi gjërat dukej që nuk po shkonin mirë, megjithatë për këtë e marr unë përgjegjësinë. Pasi e konfirmova herën e parë, ne mposhtëm Valencian dhe Dinamon e Kievit, por së fundi situata u bë e papranueshme.
Mund të them se ndaj Alaves dhe Dinamos së Kievit në mesjavën e ardhshme, trajner do të jetë Sergi Barjuan, pasi duam të mos mbetemi mbrapa në kampionat. Nuk mund të zbuloj emrat e kandidatëve për trajner, pasi është jo profesionale, por ju garantoj se po punojmë për të nënshkruar. Xavi po bën shumë mirë te Al Sadd dhe të gjithë më flasin mirë për të. Për më tepër, edhe unë vetë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm gjatë këtyre dy muajve dhe ai e di mirë organikën që kemi në dispozicion dhe çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga kjo situatë, megjithatë nuk ka ende një marrëveshje”, shprehet Laporta. /f.a/abcnews.al