Laparoskopia është zgjedhja më e mirë për të trajtuar disa prej problemeve gjinekologjike. Në spitalin Amerikan 3, kjo teknikë realizohet nga kirurgu Christots Marudis, me një eksperiencë shumë vjeçare në spitalet më të mira në Greqi. Për ABC ai tregon përfitimet e kësaj procedure për gratë.
“Jam shumë i lumtur t’ju prezantoj pajisjet më të reja që kemi marrë për ndërhyrjet laparoskopike. Në këtë spital bëjmë shumë ndërhyrje të tilla dhe është më e mira që mund të ofrojmë,” shpjegon mjeku.
Këtë e dëshmon edhe një paciente e cila vetëm një ditë më parë ka kryer këtë ndërhyrje. “Procedura ka vajtur shumë mirë. Jam shumë mirë në ditën pa soperacionit. Nuk kam dhimbje,” thotë pacientja.
Departamenti i kirurgjisë endoskopike në Spitalin Amerikan është i pajisur me instrumentet e fjalës së fundit laparoskopike dhe histeroskopike, dhe përbehet nga një staf i trajnuar dhe i specializuar. /abcnews.al