“Lan hesapet” edhe me Gjykatën e Durrësit, Ballist Morina përfundimisht i lirë

schedule11:07 - 12 Shtator, 2022

schedule 11:07 - 12 Shtator, 2022

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë Ismail Morinës, i njohur si Ballist Morina.  Ky i fundit ishte nën hetim në gjendje të lirë, por u arrestuar për llogari të drejtësisë në Durrës.

Morina u kap nga policia e Kukësit, pasi rezultonte se nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Akuza që rëndonte ndaj Morinës ishte ajo e armëbajtjes pa leje për të cilën ai është arrestuar në Durrës në vitin 2015.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!