Lamtumirë president Carter/ Përcillet ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, Jimmy Carter

schedule19:04 - 9 Janar, 2025

schedule 19:04 - 9 Janar, 2025

Jimmy Carter, presidenti amerikan që qeverisi vendin e tij në një kohë të vështirë ekonomike, personi që u përball me krizën e pengjeve nga Irani dhe njeriu që mori çmimin Nobel për paqe u nderua përgjatë funeralit të tij shtetëror në Washington pasi ndërroi jetë në 29 dhjetor në moshën 100 vjeçare.

Qindra persona morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në Katedralen Kombëtare të Washingtonit, përfshirë presidentin aktual Joe Biden, presidentin e zgjedhur Donald Trump si dhe 5 ish presidentë të tjerë.

Në të ftohtin ekstrem që ka kapluar Washingtonin, arkivoli i Carter mbi të cilin ishte vendosur flamuri amerikan u ngjit nga rojet e nderit në shkallët e gurta të katedrales për të mbajtur shërbesën fetare, ku fjalime mbajtën familjarë, miq si dhe liderë amerikan përfshirë edhe presidentin Joe Biden. Fjalimin e parë ne ceremonia shtetërore të funeralit e mbajti Jimmy Carter që kujtoi gjyshin e tij sesi e kishte frymëzuar me besimin në zot. Me pas Joe Biden deklaroi se Carter krijoi një model të pashembull në politikën amerikane që duhet ndjekur.

Jimmy Carter është konsideruar ish presidenti më modest i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi pas përfundimit të mandatit të tij ai u rikthye të jetonte në fermën e tij me dy dhoma gjumi dhe refuzoi të pranonte benefitet e Shtëpisë së Bardhë.

Përgjatë ceremonisë së funeralit të ish presidentit, mediat ndërkombëtare fokusuan edhe momente të cilat bënë xhiron e rrjetit. Në nisje të ceremonisë Donald Trump shtrëngoi duart me ish zëvendëspresidentin e tij Mike Pence, me të cilin ka pasur përplasje të ashpra për mos pranimin e rezultatit zgjedhor presidencial në vitin 2020.

Më pas Trump u pa teksa bisedonte i buzëqeshur edhe me ish presidentin demokrat Barack Obama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!