Çdo fillim e ka një fund dhe pikërisht ky moment ka ardhur për “bomberin” uruguajan, Luis Suarez, i cili ka vendosur t’i japë “lamtumirës” kombëtares “Celeste”, në moshën 37-vjeçare.
Ish-futbollisti i Ajax, Liverpool e Barcelona, tashmë pjesë e Inter Miami njoftoi vendimin e tij në një konferencë për mediat, ndërsa nuk i fsheu aspak emocionet dhe lotët.
“E kam menduar dhe analizuar shumë. Nuk ishte një vendim i lehtë, por besoj se është koha e duhur. Dua të jem I qetë përpara ndeshjes së fundit me ekimin kombëtar. Dua të jetë ngazëlluese, ashtu siç u ndjeva në vitin 2027 kur luajta edhe ndeshjen e parë. Kam qenë me fat, pasi kam fituar shumë në karrierën time, por asgjë nuk krahasohet me Kupën e Amerikës në vitin 2011”,- u shpreh “El Pistolero” gjatë konferencës.
Lotët e Suarez janë të ligshme, pas 17 vitesh me përfaqësuesen e Uruguajit, me të cilën luajti edhe katër Botërorë dhe pesë Copa America.
Suarez debutoi me kombëtaren e vendit të tij në 8 shkurt të vitit 2007, ndërsa do të luajë të premten ndeshjen e fundit me përfaqësuesen kundër Paraguajit në eliminatoret e Botërorit 2026, teksa kujtojmë se kjo do të jetë sfida e tij e 143-të me Uruguajin, duke thelluar rekordin personal dhe po ashtu Suarez mban rekordin si shënuesi më i mirë i përfaqësueses së tij me plot 69 gola. /i.m /abcnews.al