Teka shumëkush priste, që “pleshti”, Lionel Messi të rikthehej te Barcelona e tij, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” habiti gjithë botën, duke pranuar të transferohej te skuadra e Kampionatit amerikan të futbollit, MLS, Inter Miami.
Mirëpo, pavarësisht këtij transferimi, duket se “pleshti” nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën e tij në Amerikë, por do të rikthehet aty ku filloi gjithçka, jo te Barcelona, por tek argjentinasit e Neëell’s Old Boys.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave argjentinase, Messi do të qëndrojë tek Inter Miami, deri në vitin 2025, aq sa ka kontratën e tij, me skuadrën e David Beckham e më pas do të rikthehet në Argjentinë, ku do të varë dhe “këpucët në gozhdë”, për t’i dhënë fund një karriere “magjike”. /i.m /abcnews.al