Lamtumira që zgjat ndaj Covid-19

schedule11:34 - 5 Korrik, 2021

schedule 11:34 - 5 Korrik, 2021

The Economist

Kur pandemia do të marrë fund? Përgjatë një viti e gjysmë, Covid-19 është përhapur kudo. Pikërisht, në momentin që ne mendojmë se virusi është mposhtur, një tjetër variant madje edhe me infektues përhapet. E megjithatë, ndërsa numri i të vaksinuarve në botë është mbi 3 miliardë,  duket se Covid do të jetë mes nesh për një kohë të gjatë.

Tashmë, dy gjëra janë të qarta: se faza e fundit e pandemisë do të jetë e gjatë edhe e dhimbshme; dhe se covid-19 do të ndryshojë botën.

Këtë javë The Economist publikoi një raport të jetës post Covid , i cili pasqyron të dyja këto realitete. Në raport përfshihen fluturimet, trafiku dhe shitja me pakicë në 50 vende që përbëjnë 76% të popullsisë së botës, raporton abcnews.al

Megjithatë, ndryshimet shkatërruese si pasojë e covid-19 janë ende të dukshme në shumë vende. Vendi me performancën më të dobët është Malajzia, e cila po vuan nga një valë infeksionesh gjashtë herë më vdekjeprurëse se në janar.

Arsyeja kryesore është mungesa e plotë e vaksinimit. Në Afrikën nën-Sahariane, vetëm 2.4% e popullsisë e moshës mbi 12 vjeç ka marrë një dozë të një vaksine anti-Covid. Edhe në Amerikë, ku vaksinat janë të shumta, vetëm rreth 30% e në Missisipi dhe Alabama është vaksinuar plotësisht.

Megjithëse bota ka vendosur të prodhojë rreth 11 miliardë vaksina këtë vit,  do të duhen muaj derisa e gjithë popullsia të vaksinohet. Mungesa e vaksinimit sigurisht bëhet edhe më e vështirë nga variantet e reja. Delta, e cila u identifikua për herë të parë në Indi, është dy deri në tre herë më ngjitës se sa virusi origjinal.

Rritja e rasteve është aq e shpejtë sa mund të mbingarkojë spitalet, madje edhe në ato vende ku vetëm 30% e popullsisë është  vaksinuar. Variantet  po përhapen edhe midis të vaksinuarve.  Asnjë mutacion ende nuk ka dëmtuar aftësinë e vaksinave për të parandaluar pothuajse të gjitha sëmundjet e rënda dhe vdekjen. Por një variant tjetër mund ta bëjë, raporton abcnews.al

Asnjë nga këto nuk ndryshon faktin se pandemia përfundimisht do të “zbutet” edhe pse vetë virusi ka të ngjarë të mbijetojë.  Për personat me fat që janë vaksinuar plotësisht dhe kanë qasje në trajtime të reja, Covid-19 mund të jetë një sëmundje jo vdekjeprurëse.

Në Britani, ku Delta është dominues, shkalla e fatalitetit nëse infektoheni është  rreth 0,1%, e ngjashme me gripin sezonal: një rrezik, por i kontrollueshëm. Nëse një variant do të kërkonte një vaksinë të re ose përforcues, nuk do të duhej shumë për ta prodhuar.

Sidoqoftë, ndërsa vaksinat dhe trajtimet janë më të disponueshme në vendet e pasura. Kjo do të shkaktojë konflikte midis vendeve të pasura dhe pjesës tjetër të botës.

Udhëtimet do të rinisin, por ndryshimet e tjera në sjellje do të zgjasin. Merrni parasysh Amerikën, ku ekonomia arriti të “lulëzonte” para-pandemisë në mars,kjo sepse shumica e njerëzve po punojnë nga shtëpia.

Deri më tani duket sikur trashëgimia e Covid-19 do të ndjekë modelin e krijuar nga pandemitë e kaluara.

Nicholas Christakis nga Universiteti  Yale ka identifikuar 3 fakte: kërcënimi kolektiv nxit rritje të pushtetit; ndryshimi i jetës së përditshme çon në zbulimin e gjërave të reja; dhe të qenit kaq afër vdekjes na bën të kemi më kujdes nëse  sëmundja ashpërsohet.

Kur njerëzit në vendet e pasura u karantinuan në shtëpitë e tyre, shteti mori masat për ta. Gjatë pandemisë qeveritë kanë qenë kanali kryesor i informacionit, ata që përcaktonin rregullat, një burim parash dhe në fund të fundit, ofruesit e vaksinave, raporton abcnews.al

Ekziston një debat i fortë nëse bllokimet “ia vlenin” . Merrni parasysh planin ekonomik të administratës së Biden. Cilido qoftë problemi – pabarazia, rritja e ngadaltë ekonomike, siguria e zinxhirëve të furnizimit – një qeveri më e madhe, më aktiviste duket se është zgjidhja që shumica preferojnë.

Afërsisht një në pesë persona në Itali dhe Holandë theksuan se pandemia ka rritur më shumë besimin tek feja. Në Spanjë dhe Kanada rreth dy në pesë persona thanë që marrëdhëniet familjare ishin forcuar edhe më shumë.

Pandemia gjithashtu ka ndikuar edhe në mënyrën se si njerëzit kalojnë kohën e lirë. Njerëzit kanë pasur 15% më shumë kohë  e përpara pandemisë. Në Britani, femrat kaluan 50% të kohës së tyre duke lexuar libra.

Në Britani aplikimet për mjekësi u rritën me 21% në vitin 2020.  Një në tre amerikanë që mund të punojnë nga shtëpia nëse dëshirojnë. Disa punëdhënës po urdhërojnë njerëzit të punojnë në zyra; të tjerët po përpiqen t’i joshin ata .

Është ende e paqartë nëse jemi ose jo të rrezikuar. Në parim, nëse i mbijetoni një sëmundjeje që rrezikon jetën tuaj, mund ta konsideroni veten me fat. Në vitet pas gripit spanjoll një shekull më parë, njerëzve iu lindi dëshira e  shfrenuar- nga temat seksuale te artet deri tek dëshira për gara me makina.

Këtë herë kufijtë mund të variojnë nga udhëtimi në hapësirë ​​te inxhinieria gjenetike, inteligjenca artificiale dhe realiteti pozitiv. Edhe para se të përhapej koronavirusi, revolucioni digjital, ndryshimi i klimës dhe rritja e fuqisë së  Kinës duket se po i jepnin fund urdhrit të pas luftës së dytë botërore, të udhëhequr nga Perëndimi.

Pandemia do të përshpejtojë transformimin. 

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!