Lamtumira e fundit për Dhimitër Orgockën, Zamira Kita mes lotësh: Do çojmë më tej amanetin e tij

schedule14:27 - 2 Janar, 2021

schedule 14:27 - 2 Janar, 2021

Miq, të afërm, artistë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit aktorit dhe regjisorit të mirënjohur, Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Korçës, Zamira Kita nuk i mbajti dot lotët, ndërsa tha se kanë humbur një nga emblemat më të mëdha të artit.

“Është një ditë shumë e dhimbshme për Korçën, pasi kemi humbur një nga emblemat më të mëdha të artit. Kemi dhimbje të gjithë, e gjithë Shqipëria. Ai është heroi i të gjitha veprave që ka vënë në skenë. Është shumë e vështirë ti japim lamtumirën këtij  njeriu që para një jave ishte shumë mirë. E donte dhe e mbështeste shumë dramaturgjinë shqiptare. Ne e kemi si amanet dhe do ta çojmë më tej. Do të jetë i përjetshëm kujtimi i tij. Teatri e ka një ikonë, do ta ketë një emblemë. Ai ka një vend të rëndësishëm në teatër, në zemrat e njerëzve. Lamtumirë i dashur koleg!”, tha Zamira Kita. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!