Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit, Rreshter Afrim Bunjakut, i cili u vra ditën e djeshme pas një përplasje me armë zjarri me grupin terrorist serb të strehuar në Manastir në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në ceremoni, ndër të tjerë kanë marrë pjësë dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe ai i Jashtëm, Igli Hasani.
Postimi i Ballës:
“Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.”
Po ashtu nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “X”, ministri i Jashtëm, Igli Hasani shkruan ndër të tjera: Përulemi me nderim dhe respekt punës dhe kujtimit të heroit të Republikës, i cili sakrifikoi jetën e tij për sovranitetin e Kosovës.
Postimi i Hasanit:
“Krah familjarëve, zyrtarëve të lartë e përfaqësuesve të trupit diplomatik në #Kosovë i dhamë sot lamtumirën e fundit, Rreshter Afrim Bunjaku.
Përulemi me nderim dhe respekt punës dhe kujtimit të heroit të Republikës, i cili sakrifikoi jetën e tij për sovranitetin e Kosovës!” r.t/abcnews.al