Frank Lampard do të largohet nga posti i trajnerit të Evertonit, raporton TalkSPORT.
Kujtojmë se të martën Everton humbi në shtëpi nga Brighton me rezultat 1:4. Tifozët e kanë sharë ekipin e tyre pas fishkëllimës së fundit.
Frank Lampard ka qenë në krye të Evertonit për gati një vit, pasi është emëruar në fund të janarit 2022. Që atëherë, me trajnerin e ri Everon ka luajtur 41 ndeshje. Në to skuadra ka festuar 12 fitore me 8 barazime dhe 21 humbje.
Everton aktualisht është në vendin e 16-të në renditjen e Premier League. /G.D abcnews.al/