Lampard i tërbuar: Edhe vajza ime tre vjeçe e thotë që ishte penallti për ne

schedule10:19 - 27 Shkurt, 2022

schedule 10:19 - 27 Shkurt, 2022

Frank Lampard ka qenë i inatosur pas ndeshjes me Manchester City, pasi skuadrës së tij nuk iu akordua një penallti për një prekje të topit me dorë nga Rodry.

“Isha i qetë dhe nuk po protestoja te arbitri. U mundova të kuptoja nëse bëhej fjalë për një pozicion jashtë loje, por më pas më thanë se nuk kishte asnjë pozicion të parregullt. Arbitrat kishin dy minuta kohë për të kuptuar nëse një prekje me dorë e topit në një formë jo natyrale ishte apo jo penallti.

Unë në shtëpi kam një vajzë trevjeçare e cila mund ta theksojë qartë se ai rast është një penallti e pastër. Gabim njerëzor mund të konsiderohet kur nuk ke kohë të kthehesh pas dhe të marrësh një vendim tjetër, por arbitrat patën dy minuta për të marrë vendimin e duhur.

Në versionin më të mirë ajo që ndodhi ishte një moskompetencë, në të kundërt dikush duhet të më shpjegoj nga erdhi ai vendim”, është shprehur trajneri i Everton, pas humbjes kundër City me një gol të shënuar nga Foden. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!