Frank Lampard mund të rikthehet sërish në Premier League. Trajneri anglez u shkarkua nga Chelsea në muajin janar. Interesimi për të nuk mungon.
Kohët e fundit u përfol si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Anglisë U21, por ish-mesfushori preferon të punojë me një klub.
Në skenë ka dalë Crystal Palace, që do të ndahet me Roy Hodgson në fund të sezonit. Ky i fundit drejton Palace prej vitit 2017. Në gusht feston 74-vjetorin dhe ka vendosur të tërhiqet përfundimisht.
The Telegraph raporton se listën e dëshirave për trajnerin e ri e kryeson Lampard. Drejtuesit e klubit ishullor e shohin si personin perfekt për t’i besuar drejtimin e ekipit. /abcnews.al