Drejtori i Kadastrës Artan Lame, është shprehur se legalizimi i pronave në jug si në të gjithë Shqipërinë është drejt fundit.
Lame ka vënë në dukje se tashmë qytetarët e kanë më të lehtë një procedurë të tillë vetëm përmes aplikimit të e-Albania.
I ftuar në “Radarin Informativ”, me Jonida Shehun në ABC, Lame ka vënë në dukje se në Vlorë për shkak të tensioneve të herëpashershme në Kadastrën e qarkut, për tu marrë me procesin e legalizimit janë dërguar specialistë nga Tirana.
“Në Vlorë kanë ndryshuar dy gjëra regjistrimi po bëhet nga ekipe nga Tirana për të shmangur përplasjen e qytetarëve dhe ka ndryshuar vullneti po do e bëjmë, nuk ka gjë të pabërë dhe legjislacioni. Ligji 20 i vitit 2020 thjeshtoi një pjesë të madhe të proceseve. Do të ketë sërish probleme në lidhje me sherret për vendimet e një prone, kadastra nuk është gjykatë, por magazinë.
18 700 certifikata të tokës bujqësore, para dy vitesh ka qenë 8 mijë, është një shifër e jashtëzakonshme por ka dy probleme pasi ligji 20/20 sapo kishte hyrë në fuqi. Dhe nuk i ka dhënë të gjithë efektet pasi nuk kanë qenë në fuqi aktet nënligjore.
Çdo veprim kadastral bëhet nga telefoni jot, vetëm në rastet kur ti shet shtëpinë që të duket kontrata e shitblerjes ku duhet patjetër të dërgohet në mënyrë fizike”, ka thënë ai,
Gjithashtu Lame është shprehur se në vendin tonë prej 30 vitesh është lënë pezull regjistrimi i pronave në fshat pasi qeveritë dhe kryeministrat kanë përfituat herë pas here.
Sipas tij tashmë ky është një proces në rrugë të mbarë dhe se nuk mund të bëhet nga Partia Demokratike.
“Sepse kemi një Shqipëri dhe nuk e kemi ndarë atë shtatë pjesë dhe nuk ka një tjetër për ta marrë Basha dhe për ta ndarë Basha pronarëve. Unë e di se çfarë kam në magazinë. Por për vonesën e regjistrimit të pronave duhet të pyesësh kryeministrat se pse e kanë lënë kështu. Unë mendoj se është lënë në këtë qëllim për të plaçkitur pronat e shqiptarëve. Po edhe nga kryeministri Rama meqë e do. O do të bëjmë pronat e shqiptarëve ose të shtetit”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al