Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita po zhvillojnë një takim me drejtuesin e policisë së Elbasanit.
Sipas burimeve paraprake, mësohet se Lamallari ka komentuar protestën e djeshme, duke u shprehur se:
“Ka dy momente që dua t’i veçoj, bazuar në fakte. Dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditen punonjësit e policisë, e as gazetarët. Kemi kërkesë nga Unioni i Gazetarëve për të mbrojtur gazetarët në ushtrimin e detyrës. Një grusht personash që dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë s’janë protestues, por vandalë.”
Ministri ka vlerësuar punën e bërë nga punonjësit e policisë gjatë protestës së djeshme./abcnews.al



