LaLiga/ Vëllezrit Williams bëjn poker ndaj “Kumbullës”, Real Betis triumfon transfertën e Osasuna

schedule18:56 - 19 Tetor, 2024

schedule 18:56 - 19 Tetor, 2024

Njëri prej tyre gjithmonë ka qenë në “hije”, ndërsa tjetri është një ndër talentet më të mëdhenj të momentit.

Inaki e Nico Williams kanë arritur një tjetër sukses me fanellën e Athletico Bilbao, me vëllain e madh Inaki, që realizoi dopietën në fitoren 4-1 ndaj Espanyol, ndërsa Nico asistoi golin e parë të Vivian si dhe ishte “regjisor” i golit të katërt, të shënuar nga Berenguer, duke i dhuruar një mbrëmje goxha të hidhur mbrojtësit të Kombëtares sonë Marash Kumbulla.

Sa i përket golit të Espanyol, Alvaro Tejero realizoi në minutën e 92’-të, për të vulosur rezultatin 4-1.

Në krahun tjetër, Real Betis triumfoi me shifrat 2-1 transfertën e Osasuna, me brazilianin Vitor Roque, i cili shënoi fillimisht golin e parë që në minutën e 7’-të, ndërsa argjentiasi, Chimy Avila shënoi golin e fitores në minutën e 73’-të, pasi hyrë në lojë në fillimin e pjesës së parë duke zëvendësuar pikërisht braizlianin Roque, ndërsa për vendasit goli erdhi nga Lucas Torro në të 59’-n minutë, duke barazuar përkohësisht shifrat por pa mundur të bëjë më shumë.

Sa i përket renditjes, “Baskët” e Athletic Bilbao ngjiten në venidn e 4-t, me 17 pië, Real Betis parakalon skuadrën e Osasuna, në vendet 6 e 7, me të dyja skuadrat që janë në kuotën e 15 pikë, me “Bardhjeshilët” e Betis që ndodhen më sipër për shkak të golavarazhit, ndërsa Espanyol i Marash Kumbullës mbetet në vendin e 14-të, me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!