LaLiga/ Kumbulla hero në Spanjë, “ylli” i Kombëtares gjen rrjetën në triumfin ndaj Mallorca

schedule16:16 - 5 Tetor, 2024

schedule 16:16 - 5 Tetor, 2024

Mund të thuhet me plot se kalimi te skuadra e Espanyol ishte lëvizja e duhur në karrierën e tij.

Marash Kumbulla ka regjistruar suksesin e radhës në elitën e futbollit spanjoll, me “Bardheblutë” e tij, që kanë mundur të fitojnë me rezultatin e ngushtë, 2-1, sfidën ndaj skuadrës së Mallorca të vlefshme për javën e nëntë të LaLiga.

“Shtatlarti” i mbrojtjes së Kombëtares sonë gjeti golin në minutën e 18’-të, pas një krosimi perfekt të Jofre, me këtë të fundit që dyfishoi shifrat me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 2-1 mendoi Raillo në minutën e 68’-të.

Falë këtij rezultati, Espanyol ngjitet në kuotën e 10 pikëve dhe momentalisht vendoset në vendin e 12-të të tabelës, me po aq pikë sa Alaves i një vendi më sipër. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!