LaLiga 2/ Uzuni shkëlqen në Spanjë, “ylli” i Kombëtares siguron me dopietë fitoren e Granada

schedule20:26 - 9 Nëntor, 2024

schedule 20:26 - 9 Nëntor, 2024

Mund të konsiderohet një “legjendë” e klubit të Granada, teksa tashmë është vetëm 1 gol larg të qënurit golashënuesi më i mirë në historinë e spanjollëve.

Myrto Uzuni la sërish “gjurmë” në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, LaLiga 2, teksa ishte padyshim protagonisti absolut në fitoren 3-2, që skuadra e tij Granada, siguroi në javën e 14-të të kampionatit ndaj Eldense në “shtëpi’.

“Bomberi” beratas ishte autor i një dopiete, teksa fillimisht shënoi në minutën e 17’-të për të zhbllokuar shifrat, gol që u pasua nga rrjetat e Boye, për vendasit dhe Chapela dhe Ortuno, të cilët barazuan shifrat, megjithatë për fitoren mendoi “ylli kuqezi”, i cili dërgoi topin në rrjetë për të siguruar triumfin e madh në minutën e 93’-të.

Falë këtij rezultati, skuadra e Granada ngjitet në vendin e 4-t të tabelës me 22 pikë, teksa pretendon rikthimin në LaLiga, ndërsa Eldense mbetet në vendin e 20-të me 12 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!