Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Laknori: 54 përqind e grave përdorin kursimet e tyre për të nisur një biznes

schedule20:52 - 7 Mars, 2025

schedule 20:52 - 7 Mars, 2025

Albana Laknori, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se nëse në Shqipëri, mbyllet hendeku i pagave mes grave dhe burrave, GDP e vendit rritet me 10 përqind.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Laknori u shpreh se në vendin tonë, 54 përqind e grave përdorin kursimet e tyre për të hapur një biznes.

“Shqipëria në 2022, ka mbyllur hendekun gender dhe është vendi i 18-të në mundësitë që i jepen grave globalisht. Kjo GDP, në Shqipëri, nëse do mbyllet hendeku i pagave mes grave dhe burrave, do e rrisë nivelin e GDP me 10 përqind. 31.2 përqind e ndërmarrjeve në Shqoipëri, janë të drejtuara nga gratë. Gratë që drejtojnë biznese, janë më shumë në tregti, shërbime, hoteleri dhe ushqime. 9 në 10 gra sipëmarrëse jetojnë në zona urbane, Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Durrës. 58 përqind e grave që drejtojnë sipërmarrje kanë 1-4 punonjës. Më shumë se gjysma, 53.9 përqind, për të hapur një biznes, përdorin kursime familjare dhe jo financime nga bankat. 1 në 10 gra sipërmarrëse merr financim nga banka tregtare. Problematikat i kemi të njëjta si Kosova. Në rajon, 1 në 3 sipërmarrëse janë gra”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!