Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lakers nuk gabojnë/ Donçiç shkëlqen, kalifornianët mundën Minnesota në sfidën e dytë

schedule12:45 - 23 Prill, 2025

schedule 12:45 - 23 Prill, 2025

Pas hapit fals në sfidën e parë, Los Angeles Lakers nuk gabojnë në të dytën. Skuadra kalifornniane mundi me rezultatin 94-85 Minnesota, duke barazuar 1-1 serinë e përgjithshme në fazën e play off në NBA.

Edhe një herë, Luka Donçiç ishte njeriu i suksesit. Basketbollisti slloven meritoi çmimin MVP të ndeshjes, pasi e mbylli atë me dy shifra dopjo.

Donçiç ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 31 pikë, ndërsa I shtoi paraqitjes së tij të shkëlqyer 12 topa të kapur në tabelë dhe 9 asist për shokët e ekipit.

Nuk qëndroi në hije as LeBron James. “Mbreti” i basketbollit amerikan gjithashtu e mbylli ndeshjen me dy shifa dopjo, 21 pikë dhe 11 ribaund, si dhe ndihmoi skuadrën me 7 asist.

Nga ana tjetër, Rendëll dhe Entoni Eduards me 27 dhe 25 pikë secili nuk arritën të evitojnë humbjen e Minnesota, që ndeshjen e tretë të play off do ta luajë në shtëpinë e saj.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Oklahoma thelloi në 2-0 epërsinë në serinë kundër Memfis, duke fituar edhe ndeshjen e dytë me rezultatin 118-99.

Ashtu si gjatë sezonit  të rregullt, Xhilxhous Aleksandër bëri rolin e liderit. Basketbollisti kanadez udhëhoqi Thandër drejt suksesit, me 27 pikë, 8 topa të kapur në tabelë dhe 5 asist.

Me këtë sukses, Oklahoma afrohet më shumë me kualifikimin për në fazën tjetër të play off në NBA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!