Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lakers “frikësojnë” me Donçiç/ Basketbollisti slloven bën ndeshjen e “jetës” kundër Utah

schedule12:54 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 12:54 - 19 Dhjetor, 2025

Los Angeles Lakers dhe tifozët e tyre ëndërrojnë të kthehen te titulli kampion në NBA dhe me Luka Donçiç në një formë spektakolare si ajo në ndeshjen e fundit, ky objektiv duket më shumë se i arritshëm.

Basketbollisti slloven bëri një paraqitje nga ato historike, duke ndihmuar kalifornianët në fitoren 143-135 kundër Utah Jazz. Tre shifra dopjo për Donçiç me 45 pikë, 11 topa të kapur në tabelë dhe 14 asist.

Po ashtu, ai bëri edhe 5 vjedhje topi, duke afruar me hyrjen në klubin e legjendave të basketbollit amerikan, që kishin arritur të mbyllnin një ndeshje me katër shifra dopjo.

Këtë mund ta bëjë në të ardhmen, por deri atëherë Luka mund të krenohet me rekordet e tjerë. Ai barazoi Elgin Baylor, si lojtari i dytë I Lakers që arrin të shënojë një “triple double” me të paktën 45 pikë.

Po ashtu, bëhet lojtari i katërt në historinë e skuadrës kaliforniane, që e bën këtë me më shumë se 40 pikë, pas Elgin Baylor, Magic Johnson dhe Jerry Ëest.

Ishte pikërisht kjo paraqitje e Donçiç që vendosi fitoren kundër Ytah, ndërsa nuk qëndroi në hije as LeBron James. “The King” e mbylli sfidën e tij me dy shifra dopjo, 28 pikë, 10 asiste dhe 7 topa të kapur në tabelë.

Me këtë sukses, Los Angeles Lakers mbeten në vendin e katërt në rendijen e përgjithshme të Konferencës së Perëndimit me një seri me 19 fitore dhe vetëm shtatë humbje në këtë sezon të rregullt të NBA. Në këtë mënyrë, tifozët e Lakers mund të ëndërrojnë, ndërsa të gjithë rivalët janë të paralajmëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!