Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, momentet pasi mori lajmin e fitores i ka kaluar me familjen e tij.
Nipërit dhe mbesat e Biden, kanë qenë dhe personat e parë të cilët e kanë njoftuar atë për fitoren e garës presidenciale.
Mbesa e tij Naomi, përmes një postimi në Twitter ka ndarë dhe një foto në momentet e para pasi Biden, mësoi se ishte presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Biden pas fitores e mbajti fjalimin e tij të parë në Delawere, derisa u zotua për unifikim të vendit.e.su./abcnews.al
11.07.20 pic.twitter.com/HHVJMmIoAW
— Naomi Biden (@NaomiBiden) November 7, 2020