Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajm i mirë për Shqipërinë pak orë nga ndeshja në “Elbasan Arena”, Hungaria pa kapitenin Szalai

schedule13:44 - 5 Shtator, 2021

schedule 13:44 - 5 Shtator, 2021

Teksa jemi vetëm disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ekipi kundërshtar ka marrë lajmin e keq se kapiteni i skuadrës, Adam Szalai ka  rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij në ndeshjen që nis në 18:00 në “Elbasan Arena”.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Hungareze ku ka njoftuar se në testin e bërë të shtunën në mbrëmje, Szalai ka rezultuar  pozivitv dhe nuk do të grumbullohet për sfidën me Shqipërinë.

Sulmuesi shtatlartë luan për Mainz në Bundesligën gjermane dhe është lider i sulmit në ekipin konbëtar. Ai numëron 74 ndeshje dhe 24 gola me përfaqësuesen./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!