Lajmi i bukur/ 20 foshnje kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit

schedule18:05 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 18:05 - 16 Dhjetor, 2023

Njëzet foshnje kanë lindur pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit.

Lajmin e bukur e ndau përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila i ka uruar jetë të gjatë dhe të lumtur.

Ajo ka theksuar se të vegjëlit i kanë mirëpritur me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur.

Postimi i plotë:

Lajmi i bukur i ditës

20 engjëj kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit

Jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve të cilët i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur.

#Mirënjohje personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë./abcnews.al