“Lajmëroi” vdekjen ne Tik Tok/ Detaje nga aksidenti tragjik në Tiranë. Klevisi sfidonte rregullat

schedule15:42 - 10 Mars, 2023

schedule 15:42 - 10 Mars, 2023

Ky është momenti kur Audi A8 që drejtohej nga 20 vjeçari Klevis Ruçaj përplaset me trafikndarësen në rrethrrotullim dhe më pas mjeti bie nga lartësia në autostradën Tiranë-Elbasan.

Momenti i akidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të zonës. Fatmirësisht përplasjes fatale i ka shpëtuar një mjet tip benz i cili në ato momente po kalonte në këtë rrethrrotullim.

I riu nga Fieri, të enjten kishte mbërritur në Tiranë. Audin ia kishte marrë një shokut të tij po në Fier, dhe në kryeqytet u takua me dy mikeshat e tij, që humbën jetën në aksident. Dy vajzat përkatësisht 22 dhe 23 vjeçe ishin pasagjere në mjetin Audi që drejtohej nga Ruçaj. Ky i fundit ndërroi jetë në spital, pak orë pas aksidentit.

Mësohet se 20 vjeçari ishte duke lëvizur me një shpejtësi mbi 200 km/h. Për shkak të rënnies në anën tjetër të autostradës, Audi përfundoi mbi makinën tip Hyndai, duke plagur tre anëtarë të së njëjtën familje nga Elbasani, çiftin e bashkëshortëve Kurti dhe djalin e tyre. Ata ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

20 vjeçari kishte 1 vit që ishte pajisur me leje drejtimi. Gjobat ai i ka marrë që prej 6 shtatorit të 2022 e deri më 27 janar të këtij viti.

Masat administrative ndaj tij varionin nga 1 mijë deri në 25 mijë lekë të reja, në një kohë që Kodi Rrugor parashikon pezullimin e patentës për shkelje të rënda, e sidomos për ato që je përsëritës.

Pasionin për shpejtësinë, ai e ka publikuar edhe në rrjetet sociale. Në këtë video të postuar në Tik-Tok, duket teksa 20 vjeçari lëviz me 271 km/h duke i dhënë makinës me një dorë. “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”, shkuante ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!