Lajme të mira te Fiorentina, shërohen 5 persona nga COVID-19

schedule22:18 - 17 Maj, 2020

schedule 22:18 - 17 Maj, 2020

Me datë 7 maj, klubi i Serie A, Fiorentina, mori një goditje të rëndë, pasi 6 futbollistë rezultuan pozitivë me Koronavirus. 10 ditë më vonë, klubi Viola konfirmoi se 5 janë shëruar, ndërsa një vazhdon të jetë akoma pozitiv.

Kryeministri i Italisë, Guissepe Conte, njoftoi se duke filluar nga dita e hënë, ekipet e futbollit do të kenë mundësinë të rifillojnë stërvitjet me grupe të plota, duke kryer teste para çdo seance stërvitore.

LEXO EDHE: Serie A ende në rrezik, gjashtë pozitivë me Koronavirus te Fiorentina

Të hënën, me 18 maj, edhe Fiorentina pritet të rikthehet në stërvitje me grup të plotë, përveç futbollistit (emri i të cilit nuk është publikuar) që është pozitiv. Ky i fundit do të vazhdojë të jetë i karantinuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!