Lajme të mira për të gjithë pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në pjesën tjetër të muajit gusht.
Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb ka treguar në një lidhje direkte me ABC News se pas ditëve me shi pritet rritje e temperaturave dhe rikthim të motit të mirë.
Bani tha se pjesa e dytë e gushtit do të ketë të njëjtat kushte atmosferike me përjashtim të ndonjë dite.
“Kjo ishte një situatë kalimtare. Për shkak të avullimit të madh nga temperaturat e larta kemi pasur reshje. Ditët në vijim do kemi përmirësim të kushteve të motit.
Edhe temperaturat do të rriten dhe e shtuna dhe e diela do sjellin temperatura deri në 37 gradë. Në zonat bregdetare do kemi diell dhe rritje të temperaturave kryesisht pas mesit të javës.
Pjesa tjetër e gushtit do ketë diell dhe temperatura të larta. Nuk përjashtohet shkëputja me 1 ose dy ditë vranësira dhe reshje shiu, por do të jenë kalimtare.
Rajoni mbetet me reshje të pakta por nga dita e diel e në vijim do kemi rritje të temperaturave”, u shpreh Bani./abcnews.al