Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajme të mira për Milanin, Zlatan Ibrahimovic gati për Lazion

schedule21:38 - 1 Shtator, 2021

schedule 21:38 - 1 Shtator, 2021

Lajme të mira vijnë për Milanin, teksa presim ndeshjet e kombëtareve. Zlatan Ibrahimovic i ka lënë pas problemet fizike dhe është kthyer në stërvitje normale me grupin.

Në qershor sulmuesi u dëmtua në gju dhe humbi edhe Europianin me Suedinë. Më pas ai u operua dhe tashmë më në fund është rikuperuar dhe i jep akoma më shumë cilësi dhe fuqi sulmit të Milanit.

Mediet italianë raportojnë se Zlatan mund të kthehet nën urdhrat e Piolit për ndeshjen ndaj Lazios me 12 shtator. Ndërkohë, Kessie vazhdon stërvitjet i veçuar, pas problemeve muskulore të shfaqura në muajin e shkuar. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!