Lajme të mira për Interin, ylli i Dortmund nuk do të luajë

schedule20:44 - 3 Nëntor, 2019

schedule 20:44 - 3 Nëntor, 2019

Ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, i është nënshtruar disa testeve mjekësore sot pas një dëmtimi që e detyroi atë të largohej shumë shpejt nga fusha e lojës në fitoren 3-0 kundër Wolfsburg. Reus do të mungojë për disa javë dhe këtë gjë e konfirmoi dhe skuadra e Dortmund në Twitter.

Njoftimi komunikon se 30-vjeçari gjerman ka një problem në kyçin e këmbës, që mund ta detyrojë atë të humbasë ndeshjen e Champions League kundër Interit. Sidoqoftë, një vendim i fundit nëse Reus mund të luajë apo jo, do të merret së shpejti.

Borussia Dortmund postoi një foto të Reus në Twitter, së bashku me mbishkrimin: “Reus ka probleme me nyjen e kyçit të këmbës që nga ndeshja e djeshme kundër Wolfsburg dhe u ekzaminua intensivisht sot. Një vendim do të merret së shpejti në lidhje me gatishmërinë e tij të martën kundër Interit.”/abcnews.al