Lajme të mira nga Italia, Josip Ilicic i rikthehet futbollit

schedule20:41 - 7 Shtator, 2020

schedule 20:41 - 7 Shtator, 2020

Një lajm shumë i mirë nga Italia: Josip Ilicic është rikthyer në stërvitje me Atalantan. Sulmuesi slloven pësoi një shok të madh kur deshi të surprizonte gruan e tij pak ditë më parë.

Pasi udhëtoi drejt vendlindjes për të surprizuar partneren e tij, Ilicic e gjeti në shtrat me dikë tjetër. Që prej asaj dite, nuk u dëgjua më asgjë për Ilicic, me familjarët që pranuan se po merr ndihmë nga profesionstë, pra nga psikologë.

Gjithsesi, duket se Ilicic ka arritur të lërë gjithçka pas krahëve dhe tashmë po tenton t’i rikthehet rutinës së tij. Gjithçka ka nisur me futbollin, aty ku dhe ne duam ta shohim…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!