Lajme të mira për Antonio Conten. Në mesjavë është “finalja” e parakohshme kundër Borussia Dortmund në Champions League, duel i rëndësishëm për kualifikimin e klubit italian, teksa infermieria zikaltër është boshatisur.
Stefano Sensi është rikuperuar plotësisht dhe pritet ta nisë titullar kundër verdhezinjve. Edhe rikuperimi i Asamoah dhe D’Ambrozios po shkon mbarë dhe dy mbrojtësit pritet të jenë gati për ndeshjen e radhës.
Vecino i ka lënë pas krahëve problemet dhe u aktivizua rreth 20 minuta në fitoren e djeshme kundër Bolognës. Në bokse mbetet vetëm Alexis Sanchez, i cili do të rikthehet në vitin 2020. Alternativat për Conten janë shtuar, aq më tepër në këtë fazë decizive të sezonit ku Interi po luan çdo tre ditë. /abcnews.al