Lajm i trishtë nga Parisi: Çfarë pritet të mungojë në Javën e Modës

schedule11:10 - 2 Shtator, 2020

schedule 11:10 - 2 Shtator, 2020

Shtëpia italiane e modës Valentino ka dhënë një lajm të trishtë për adhuruesit e veshjeve të saj. Ditën e djeshme, ajo ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në Javën e Modës në Paris.

Shkak është bërë pandemia e Covid-19, në  këtë mënyrë vend që të prezantojë koleksionin pranverës dhe verës në Paris, do ta bëjë në Milano.

Zyrtarët e Javës së Modës në Paris në fillim të kësaj jave vendosën që maska mbrojtëse të jetë e domosdoshme, kur Franca regjistroi numrin e saj më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i majit.

“Sipas situatës aktuale, ne duhet të marrim vendime paraprakisht për të mbrojtur burimet tona të para, njerëzit tanë dhe për të lejuar që marka jonë të mbetet e rëndësishme në eksplorimin e mundësive alternative. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se do të ishte më etike të shfaqja koleksionin e ri në Itali, në Milano”, u shpreh për mediat drejtori krijues Pierpaolo Piçioli.

Ndërsa më tej, shtoi se: “Parisi është qyteti që gjithmonë priti shfaqjet tona dhe përfaqëson ADN-në e Valentino. Situata aktuale na ka detyruar të marrim një vendim të pazakontë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!