Vdekja e Kristen Mitchell ka shkaktuar tronditje në Australi, por edhe në botën e mundjes.
Kampionia e këtij sporti dha frymën e fundit papritur në moshën 36-vjeçare dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj. Wrestling Australia ka lëshuar një deklaratë duke shprehur ngushëllimet.
“Wrestling Australia është e pikëlluar nga humbja e Kristen Mitchell, e njohur si “Miami”.
Ndikimi që ajo la në skenën e mundjes, si nga puna e saj në ring ashtu edhe në prapaskenat në të ardhmen e sportit është e pamatshme dhe do t’i mungojë thellësisht të gjithë atyre që kanë pasur privilegjin të njohin dhe të punojnë me të.
Zemra e saj e mirë dhe qëndrimi pozitiv janë ato për të cilat do ta kujtojmë të gjithë dhe bota është më pak e ndritshme sot për shkak të kësaj humbjeje.
Ngushëllimet tona për të gjithë familjen dhe miqtë e saj. Pusho në paqe Kristen dhe ne të falenderojmë për gjithçka që ishe”./ h.ll/abcnews.al
Australian Wrestling is saddened by the loss of Kristen Mitchell aka Miami.
The impression she has left on the industry both from her work in ring and behind the scenes on the future of the business is immeasurable and she will be missed deeply by all of those who ever had pic.twitter.com/ha4mvGMMfm— WRA (@WrestleRadioAU) May 2, 2023