Lajm i trishtë në atletikë, ndërron jetë ish-kampionia botërore dhe olimpike amerikane

schedule16:12 - 3 Maj, 2023

schedule 16:12 - 3 Maj, 2023

Ish-kampionia olimpike dhe bote, sprinterja Tori Bowieka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Bowie u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Florida dhe shkaku nuk është bërë ende i ditur. Amerikania fitoi tre medalje të arta në skenën botëror. E para e saj erdhi si pjesë e ekipit të stafetës 4×100 metra të SHBA në Lojërat Olimpike 2016.

Viti 2017 ishte edhe më i suksesshëm. Ajo shtoi një tjetër medalje ari në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër dhe fitoi medaljen e artë individuale në 100 metra, duke mposhtur Marie-Josee Ta Lou të Bregut të Fildishtë.

Ajo fitoi dy medalje të tjera të Olimpiadës, një të argjendtë dhe të bronztë në 100 dhe 200 metra respektivishti në Rio 2016.

Pas një karriere të suksesshme kolegji në Universitetin e Mississippi, ajo u përqëndrua në kërcimin për së gjati përpara se shpejtësia e saj shpërthyese ta bënte atë të kalonte në pistë në vitin 2014. Ajo u kthye në kërcimin për së gjati në vitin 2019, duke përfunduar e katërta në kampionatin botëror. Ajo nuk u përpoq të kualifikohej për ekipin amerikan në Lojërat Olimpike të Tokios në 2021./ h.ll/abcnews.al