Lajm i mirë: U shtrua në gjendje të rëndë, artistja Justina Aliaj drejt shërimit nga COVID-19

schedule13:41 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 13:41 - 9 Dhjetor, 2020

Artistja e madhe shkodrane Justina Aliaj e cila u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin infektiv është drejt shërimit nga COVID. Pas disa ditësh në terapi intensive ditën e sotme ajo ka rrëfyer ditët e vështira që kaloi. Ajo thotë se kishte një përjetim të tmerrshëm dhe i dukej sikur muskujt i shkëputeshin nga kockat.

“Sëmundjen që më zuri e kam përballuar vështirë dhe keq sepse nuk e dija diagnozën. Kështu rrodhën ditët me temperaturën 39 e gjysmë dhe vazhdoi mjekimi. Kjo zgjati dy tre ditë në shtrat dhe ishte një përjetim i tmerrshëm me një këputje të jashtëzakonshme me një lodhje mendore të jashtëzakonshme dhe muskujt sikur ishin shkëputur nga kockat.

Isha pa shpresë. E vetmja shpresë ishte se më mbajtën gjallë doktorët. Nuk e harroj asnjëherë. Ata vinin dhe më thonin se ti do dalësh nga këtu e shëndoshë. Tritan Kalo vinte me atë sigurinë e tij për të dhënë shpresën se do dalësh mirë.

“Kam vetëm një apel për të gjithë popullin shqiptar, ata e dinë, e shohin, e kanë parë, shpresoj që nuk do e kalojnë këtë mënyrë, që na ka pllakosur në derë, ju lutem 1 mijë herë: Mos i hiqni maskat, maska sot është jeta juaj, mos provoni atë që provuam ne, ju mjafton eksperienca jonë”, shprehet ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!