Lajm i mirë: Shërohet Dhimitër Kraja, doktori lë spitalin Infektiv dhe shkon në banesë

schedule11:30 - 4 Prill, 2020

schedule 11:30 - 4 Prill, 2020

Doktor Dhimitër Kraja lë spitalin Infektiv. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se Kraja është shëruar dhe do të karantinohet në banesë.

Siç shihet në foto, Kraja ka lënë spitalin dhe është larguar me një makinë private për në banesë, aty ku do të duhet të qendrojë për 14 ditë të tjera i izoluar.

Doktori u kthye në detyrë edhe pse kishte dalë në pension, për të shërbyer në spitalin Infektiv, në këto ditë të vështira, aty ku kaloi 48 vite të jetës së tij, shkruan abcnews.al

Shërimi i doktor Lulit ashtu sikurse e thërrasin të gjithë është një lajm i mirë për të gjithë, pasi mjeku u cilësua si “hero” në këtë betejë, i cili u rikthye në detyrë për të qenë në vijë të parë me Covid-19.

Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht ka arritur ta mundë virusin.

Për shërimin e mjekut ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.  “Lajm i mirë nga spitali infektiv: Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja, i cili si pensionist iu përgjigj i pari apelit për t’u angazhuar në vijën e zjarrit, ku u plagos nga armiku… Jetë të gjatë profesor”, shkruan Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!