Lajm i mirë përpara “El Clasico”, Zidane rikuperon fantazistin

schedule19:38 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 19:38 - 9 Dhjetor, 2019

Real Madrid duke se do ta ketë të gatshëm James Rodriguez për ndeshjen kundër Barcelonës. Kolumbiani, i cili mbeti jashtë fushave muajin e kaluar, flitej se do të mungonte për rreth tre javë, pra deri në fundin e këtij viti. Mesfushori me tipare sulmuese nuk ka luajtur në asnjë ndeshje që nga mesi i tetorit, ku ai u aktivizua në humbjen me Mallorcan.

Ditën e hënë, James punoi individualisht me ekipin mjekësor në Valdebebas. Ai kërkon të jetë gati fizikisht sa më shpejt dhe me sa duket e ka lënë pas atë dëmtim. Siç raporton ‘Goal’, mesfushori do të jetë gati 100 % javën tjetër. Kjo do ta kthente atë në stërvitje me shokët e ekipit si dhe në planet e trajnerit Zidane.

Ende nuk është e sigurt nëse James mund të jetë i gatshëm për madrilenët në ‘El Clasico’, por rikuperimi po ecën me ritme shumë të mira. Ndeshja me rivalët e përjetshëm do të zhvillohet në mesjavën tjetër pas shtyrjes nga situata jo e mirë politike në Barcelonë. Reali momentalisht ndodhet në vendin e dytë në renditje me 34 pikë, po aq sa kanë dhe katalanasit që mbajnë vendin e parë në La Liga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!