Një lajm i mirë për skuadrat “big”, si Chelsea, Atletico Madrid, Juventus dhe Arsenal pasi Bayern Munich ka nxjerr në shitje Benjamin Pavard.
Mbrojtësi francez pritet të largohet nga “Allianz Arena” gjatë kësaj merkatoje pasi nuk është shumë i preferuar për skemat e trajnerit Nagelsman.
Sipas “Sport” raportohet se klubi gjerman tashmë ka marrë vendimin të nxjerrë në shitje lojtarin e saj, teksa tashmë do të shqyrtojë edhe ofertat që do të vijnë në drejtim të lojtarit.
Për ta lënë të lirë Pavardin, Bayern Munich kërkon 35 milionë euro. 26-vjeçari është që tri vite pjesë e Bayernit. Pavard luan në katër pozitat e mbrojtjes, derisa sezonin e fundit zhvilloi 36 ndeshje në total duke asistuar në dy gola. /f.a/abcnews.al