Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Lajm i mirë për Mitajn/ Nëse luan, është i sigurt për në kombëtare

schedule12:52 - 9 Mars, 2025

schedule 12:52 - 9 Mars, 2025

Po shkruhen të mira e të këqija.

Fakti është që Mario Mitaj ende nuk është kthyer në fushë që pas problemeve fizike që pati disa javë më parë.

Mbrojtësi I kombëtares ka humbur 6 ndeshje radhazi në Arabinë Saudite për shkak të dëmtimit në muskujt e barkut, por mediat nga Riadi shkruajnë se këtë herë gjithçka është e sigurt.



Mitaj do të kthehet në ekip, do të grumbullohet për ndeshjen që Al Itihad do të luajë në fushën e tij në 13 mars për Ligën Profesioniste Saudite.

Pra përballë rivalit Al Rijad, 21-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Loran Blan.

Lojtari kuqezi u lëndua në 1 shkurt, ndonëse dhimbjet I filluan që në 22 janar.

Nuk mund të thuhet se viti 2025 ka qenë me fat për të sepse ka luajtur vetëm 5 ndeshje nga 12 gjithsej, por shpresohet që gjithçka të jetë në rregull këtej e tutje.

Tifozët kuqezinj dhe trajneri Silvinjo presin që Mitaj të luajë në 13 mars e pastaj të grumbullohet për ndeshjet e para eliminatore të Kupës së Botës në 21 e 24 mars, përkatësisht ndaj Anglisë dhe Andorrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!