Lajm i mirë për Atalanta dhe vetë lojtarin, Palominë shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Anti-Doping

schedule16:36 - 19 Shtator, 2023

schedule 16:36 - 19 Shtator, 2023

Fitorja e dytë radhazi për Jose Luis  Palomino. Jo në fushë, por në gjykatë për mbrojtësin e Atalantas, i cili rezultoi pozitiv me  Clostebol gjatë një testi të befasishëm të kryer në korrik 2022. Pas shpalljes së pafajësisë së  Gjykatës Kombëtare Anti-Doping , e cila “kishte përjashtuar çdo përgjegjësi” në përputhje me “nenin 4.1. nga kodi anti-doping, qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Atalantës u shpall i pafajshëm edhe nga CAS e Lozanës, e cila duhej të vendoste pas ankesës së paraqitur nga  Nado Italia, agjencia italiane antidoping.

Argjentinasi, i cili u rikthye në dispozicion të Gasperinit tashmë nëntorin e kaluar pas pezullimit të tij paraprak, ka pohuar gjithmonë, i mbështetur nga Atalanta, se ka përdorur vetëm një pomadë. Tashmë, pas suksesit të dyfishtë para gjyqtarëve, Palomino do të mund t’i rikthehet me qetësi përqendrimit në fushë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!