Edhe pak muaj do t’u duhet fansave të presin për rikthimin e një prej serialeve më të ndjekur të të gjitha kohërave, Game of Thrones, por këtë herë nën titullin “House of the Dragon”. Gjigandi mediatik i platformës televizive me abonim, HBO, e ka zyrtarizuar datën e premierës dhe do të jetë 21 gushti 2022.
Bazuar në romanin Fire & Blood të George RR Martin të vitit 2018 , seriali është vendosur 200 vjet përpara ngjarjeve të serialit televiziv origjinal Game of Thrones dhe do të përshkruajë historinë e Shtëpisë Targaryen përpara rënies së tyre nga pushteti dhe uzurpimit të mëvonshëm në duart e House Baratheon.
August 21. #HouseoftheDragon pic.twitter.com/2IQHsDqv39
— HBO Max (@hbomax) March 30, 2022
Në serial, Paddy Considine luan si Mbreti Viserys Targaryen, Emma D’Arcy si Princesha Rhaenyra Targaryen, Matt Smith si Princi Daemon Targaryen, Olivia Cooke si Alicent Hightower dhe Steve Toussaint si Lord Corlys Velaryon. /abcnews.al